27-07-2024

“Më ka marr malli” – Usyk qan pas fitores me Furyn, e përmend babain e tij që nuk jeton më

Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë.

Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12 raundeve.

Ishte një vendim i ndarë dhe i ngushtë që vendosi për fituesin nga gjyqtarët.

Pas ndeshjes Usyk u pa teksa qante në konferencë për media pasi ai kujtoi babain e tij që nuk jeton më.

news image

Ukrainasi humbi babanë e tij menjëherë pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2012.

Usyk la të kuptohej hera e fundit që babai i tij e vizitoi atë ishte në ëndrrat e tij.

“Më ka marrë malli për babain tim dhe i thashë ti jeton atje dhe unë jetoj këtu, të lutem mos hajde për mua, të dua’”, tha Usyk i emocionuar.

“Për mua është e vështirë kur kujtoj babain tim sepse e mbaj mend gjithë jetën. E di që ai është këtu, ndoshta ulur atje [në dhomën e shtypit]”, tha ai./GP

Asnjë koment

Comments are closed.