03-12-2024

Nga sot, nis aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve borxhlinj

KEDS-i ka njoftuar se nga 1 gushti (sot) do të fillojë aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor, konform metodologjisë.

KEDS-i bën të ditur se vonesat mbi afatet e parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë financiare. “Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë neto prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas metodologjisë së taksave të kyçjes- rilidhjes në rrjetin e shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja”, u tha në njoftim.

Nderkaq, në komunikatë thuhet se shkyçjet nuk janë të lidhura me një shumë të caktuar të borxhit, por me faturën specifike që ka afat kohor se kur duhet paguar

Për njohësit e ekonomisë, qeveria e Albin Kurtit dhe e Vetëvendosjes përmes ZRRE-së po vazhdon t’ua bëjë jetën më të vështirë qytetarëve të Kosovës.

Ata thonë se nëpërmjet ngritjes së çmimit të rrymës shto këtu plus tarifën prej 17,7 euro për rikyçje rilidhje, qeveria po miraton këto vendime, që sipas tyre janë të parnueshme dhe të patolerueshme.

Lexo edhe:

Reagon AAK: Keqpërdorimi i parasë publike nga Komuna e Prizrenit me Aneks Kontrata merr përmasa serioze

Asnjë koment

Comments are closed.