24-11-2024

Prizren: Një personi iu gjet municion në veturën e tij

Denoncimi për të shtëna me armë zjarri në fshatin Muradem të Prizrenit aktivizoi Policinë të dielën paradite. Njësitë policore që intervenuan në vendin e ngjarjes arritën ta ndalojnë personin e dyshuar, por ndonëse nuk u konfirmua se shkrepi armën, atij iu gjet municion, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar hetimi.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që përfundoi në pranga është Shkelzen Berisha.

Berisha e ka mohuar para Policisë se ka gjuajtur me armë, por pas kontrollit policor në veturën e tij u kap municion.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, zyrtarët policorë kanë gjetur rreth 20 fishekë, që i dyshuari i mbante ilegalisht.

Provat e gjetura në vendngjarje janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.