Parashikimi i motit për të shtunën, 19.09.
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasditës pritet të shtohen dhe të marrin karakter zhvillimi, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C.


