Sipas disa kuvendarëve lokal, Komuna e Prizrenit gjatë vitit 2022 nuk ka arritur që t’i shpenzojë afër 10 milionë euro nga granti qeveritar, mjete këto që janë kthyer në thesarin e Qeverisë.
Ndonëse nuk është paraqitur raporti përfundimtar rreth shpenzimit të buxhetit komunal, sipas kuvendares së VV-së në Prizren, Dafina Alishani, vlera e tepricës për vitin e kaluar është 10 milion euro, dhe se kjo shumë është zyrtare.
Alishani ka ironizuar me kryetarin prizrenas lidhur me lavdërimet e tij për trajnime në Amerikë: duke shkruar : kaq për menaxherin e performancës me çertifikatat e nënshkruara nga Obama.
Postimi i plotë
Sot e morra vlerën e saktë të suficitit të buxhetit komunal për këtë vit.
Pra shkurt e shqip:
Shaqir Totaj nuk ka ditë me i shpenzu 10 Milion Euro dhe i ka kthy në thesar të qeverisë!
Kaq për menaxherin e performancës me çertifikatat e nënshkruara nga Obama!