08-05-2024

A dështoi Totaj në menaxhimin e buxhetit, 10 milion euro suficit në vitin e 2022

Sipas disa kuvendarëve lokal, Komuna e Prizrenit gjatë vitit 2022 nuk ka arritur që t’i shpenzojë afër 10 milionë euro nga granti qeveritar, mjete këto që janë kthyer në thesarin e Qeverisë.

Ndonëse nuk është paraqitur raporti përfundimtar rreth shpenzimit të buxhetit komunal, sipas kuvendares së VV-së në Prizren, Dafina Alishani, vlera e tepricës për vitin e kaluar  është 10 milion euro, dhe se kjo shumë është zyrtare.

Alishani ka ironizuar me kryetarin prizrenas lidhur me lavdërimet e tij për trajnime në Amerikë: duke shkruar : kaq për menaxherin e performancës me çertifikatat e nënshkruara nga Obama.

Postimi i plotë

Sot e morra vlerën e saktë të suficitit të buxhetit komunal për këtë vit.

Pra shkurt e shqip:

Shaqir Totaj nuk ka ditë me i shpenzu 10 Milion Euro dhe i ka kthy në thesar të qeverisë!

Kaq për menaxherin e performancës me çertifikatat e nënshkruara nga Obama!

Asnjë koment

Comments are closed.