24-07-2021

A do të garojë Vlora Çitaku për kryetare të PDK-së, tregon sekretari Gjoshi

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se kontakti i vetëm që e ka pasur me Vlora Çitakun, ka qenë gjatë kohës së zgjedhjeve nacionale, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7, tha se nga Çitaku ende nuk kanë parë ndonjë gatishmëri për të kandiduar për kryetare të PDK-së.

“Kontakti i vetëm me Vlora Çitakun ka qenë për listën zgjedhore. Mua nuk më ka refuzuar, por me personat që ka folur u ka thënë se nuk është e gatshme. Nuk e di. Vlora Çitaku ka qenë pjesë e PDK-së, ka pasur një sukses për PDK, por nuk e kemi parë një gatishmëri të saj për të kandiduar”, ka thënë ai. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.