A do të hapet vendi për festat e fundvitit? Flet Kryeministri Hoti
Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth masave të vëna tash e disa javë.
Hoti në Pressing tha se këto masa do të mbesin në fuqi për disa kohë ndërsa tutje tha se në fund të javës do të rishikohen sërish, përcjell Periskopi.
‘Masat varen nga numri i të infektuarve. Këto masa kanë qenë adekuate dhe nënkupton që duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë deri sa të fillojë të bie numri i të infektuarve, por do të shohim në fund të javës do t’i analizojmë dhe do t’i marrim masat e nevojshme”.