20-04-2024

Dardanët: Spanja dhe Suedia do të vijnë në “Fadil Vokrri” për t’u njohur me humbjen

Kryetari i tifozëve “Dardanët Lulzim Berisha, ka reaguar pas shortit për kualifkimet për Kampionatin Botëror në futboll “Katar 2022”.

Berisha tha se Spanja dhe Suedia do të vijnë në “Fadil Vokrri” për t’u njohur me humbjen.

Numri një i “Dardanëve” shtoi se do të jenë me Kosovën deri në frymën e fundit.

“Spanja e Suedia janë kombëtaret që do vijnë në Fadil Vokrri për tu ballafaquar me djemtë tanë e për tu njoftuar me humbje”.

“Me ty Kosovë deri në frymën e fundit. Forca djema, road to Qatar!”.

Kosova në këto kualifikime do të jetë në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.