19-04-2024

A do të ketë rrymë mjaftueshëm për Vitin e Ri?

Përmes një njoftimi për media KEDS dhe KESCO bëjnë me dije se kanë siguruar energjinë e mjaftueshme për furnizim me energji elektrike, në kohën e ndërrimit të moteve.

“Të njëjtën kohë mobilizimi i KEDS-it është në pikën më të lartë. Madje, kemi angazhuar edhe kontraktorë që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejt”, thuhet në njoftimin për media.

Megjithëkëtë KEDS-i apelon tek të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike që të ketë furnizim sa më stabil në këtë periudhë festive.

“Në kohën e mbretërimit të temperaturave të acarta një numër i madh i qytetarëve po ngrohen me energji elektrike. Si rrjedhojë, kërkesa vazhdimisht është mbi 1000 Megavatë/orë. Ky veprim të njëjtën kohë po krijon tejnxehje të aseteve dhe mbingarkim të tyre, sidomos në disa zona të caktuara. Më të prekurat mbesin Fushë Kosova, Ferizaj, Malisheva dhe pjesërisht Prizreni e Suhareka”, thuhet në njoftim./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.