20-04-2024

A do të largohet Ronaldo nga Reali?

Gianluca Di Marzio ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është i gatshëm ta njoftojë Real Madridin se e dëshiron largimin drejt Juventusit për 100 milionë euro.

Sipas “Marcas”, agjenti i futbollistit Jorge Mendes është ftuar me emergjencë në Madrid për një takim me presidentin e klubit Florentino Peres.

Në anën tjetër, Di Marzio i SkySport Italia ka thënë se mesazhi që ka dalë nga ky takim është që Ronaldo dëshiron largimin.

Ronaldo nuk po kërkon rritje rroge, por po dëshiron sfidë të re, sipas raportimeve./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.