Kryetari aktual i degës së LDK-së në Prizren, njëherësh deputeti Haxhi Avdyli ka deklaruar se nuk do të rikandidoj për kryetar dege në Prizren, post për të cilin tashmë po pretendojnë edhe dy deputetë të tjerë.
“Arsyet janë të shumta si politike e personale, por do jem aktiv edhe më tutje në LDK si tani në organizimin e zgjedhjeve fer, sikur edhe pas zgjedhjeve”, tha ai për portalin “GazetaePrizrenit.net”.
Ndryshe tashmë ka filluar procesi i brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Gara e ashpër në këtë parti ka filluar edhe nëpër degë të ndryshme, ku kanë nisur të bëhen publike edhe kandidaturat. Periskopi ka raportuar se një e tillë do të jetë edhe në degën në Prizrenit, ku gatishmërinë për për kryetar të Degës e kanë shprehur tashmë edhe deputetët Driton Selmanaj e Anton Quni, ndërsa ky i fundit, në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, edhe e ka bërë publike kandidaturën për kryetar të degës.
Dr. Avdyli postin e kryetarit të Degës në Prizren e ka marrë në fund të vitit 2014./GazetaePrizrenit.net/