23-04-2026

A do të zëvendësohet Iranit me Italinë në Kupën e Botës?

FIFA ka hedhur poshtë një propozim të diskutueshëm për zëvendësimin e Iranit me Italinë në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar se nuk ka asnjë plan për të ndryshuar përbërjen e ekipeve pjesëmarrëse.

Ideja ishte paraqitur nga Paolo Zampolli, i dërguar i posaçëm i administratës amerikane dhe mik i afërt i ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili sugjeroi që Italia, pavarësisht se nuk është kualifikuar, të marrë pjesë në turne në vend të Iranit.

Ai kishte argumentuar se përvoja dhe historia e katër titujve botërorë të Italisë e justifikonin një vend të tillë.

Megjithatë, FIFA e ka refuzuar këtë kërkesë, duke theksuar se çdo zëvendësim eventual duhet të vijë nga e njëjta konfederatë, çka në këtë rast përjashton një ekip europian si Italia.

Ndërkohë, autoritetet italiane kanë reaguar ashpër ndaj këtij propozimi. Ministri i Sportit i Italisë e ka cilësuar atë si “jo të përshtatshëm”, duke theksuar se pjesëmarrja në Kupën e Botës fitohet vetëm në fushë, përmes meritës sportive.

Propozimi ka ardhur në një kontekst tensionesh gjeopolitike mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke nxitur spekulime për pjesëmarrjen e ekipit iranian.

Megjithatë, FIFA ka konfirmuar se Irani do të marrë pjesë normalisht në turne dhe se nuk ekziston asnjë “plan B” për zëvendësimin e tij.

Asnjë koment

Comments are closed.