24-04-2024

A do të largohet Shaqiri nga Liverpooli?

Xherdan Shaqiri është duke luajtur shumë pak me Liverpoolin këtë edicion, por pavarësisht kësaj ai ka fjalë të mëdha për Jurgen Kloppin.

Ylli shqiptar është duke dhënë maksimumin në stërvitje, por akoma nuk ka arritur që ta bind Kloppin për një vend në formacionin startues.

Pavarësisht se po ka shumë hapësira, Shaqiri thotë se ndjehet shumë mirë te Liverpooli dhe shpreson që skuadra ta fitojë titullin e Premier Ligës këtë edicion.

“Ndihem shumë rehat këtu. Kemi një trajner të shkëlqyeshëm, një klub të shkëlqyeshëm. Ndjehemi si një familje,” ka thënë mesfushori nga Zhegra, shkruan reporteri.

“Shpresoj se mund ta sjellim Ligën Premier në Liverpool pas 30 vjetësh,”.

Ndryshe, Liverpooli aktualisht është në vendin e parë në Premier Ligë me 15 pikë, pesë më shumë se City që është në pozitën e dytë me 10 pikë. /rtk

Asnjë koment

Comments are closed.