27-07-2024

A e mori “Lirinë” zyrtarisht një pronar tjetër?

Njoftohet se ka zhvillime sa i përket menaxhmentit të KF Liria të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Marrëveshja përfundoi, FC LIRIA në duart e Valon Osmanit!

Gjatë mbrëmjës është zyrtarizuar edhe marrëveshja mes kryetarit të Lirisë, Valon Osmanit dhe Rrahman Kice për pronësinë e klubit nga Prizreni.

Tashmë Liria edhe zyrtarisht është në duart e Valon Osmanit dhe bashkëpuntorëve të tij.

Synimi kryesor i bordit drejtues mbetet rikthimi në Superligë”, ka shkruar nw profilin e tij, gazetari Lorik Gashi./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.