24-11-2024

A është anuluar Konkursi për drejtor të gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren?

Konkursi për drejtor të gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, sipas të gjitha gjasave do të anulohet, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas informacioneve të afërta me sektorin komunal, kjo tashmë është vendosur dhe së shpejti pritet edhe njoftimi zyrtar nga Drejtoria për Arsim në Prizren.

Ndërkohë që në DKA dhe Inspektoratin e Arsimit tashmë ka ankesa për parregullsi ndaj procesit, sidomos gjatë pranimit të dokumentacionit. Sa i përket gjimnazit, njëri nga aplikantët ka bërë Kallëzim Penal, në Prokurorinë Themelore të Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda.

Derisa Komisioni për përzgjedhjen e drejtorëve ka mbajtur disa intervista, burime të besueshme të portalit “Gazeta e Prizrenit” bëjnë të ditur se mund të ketë anulim konkursi edhe në ndonjë shkollë tjetër, por kjo do të njoftohet shumë shpejt.

Një javë më parë ndërkaq, është njoftuar për anulimin e Konkursit për drejtorë dhe zv/drejtorë në 30 shkolla të Komunës. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren?

Asnjë koment

Comments are closed.