25-04-2024

A falet apo jo namazi i Bajramit, BIK-u jep informacionin zyrtar!

Ndonëse u krijua konfuzion rreth faljes së Kurban Bajramit në Republikën e Kosovës, Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë dritën jeshile rreth namazit të kësaj dite.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora ka konfirmuar për “Indeksonline” se namazi i Bajramit do të falet nëpër xhamitë e vendit.

“Ne e kemi diskutuar këtë çështje. Pra, do të falet vetëm bajrami, e jo namazi i sabahut. Pesë deri dhjetë minuta do të jetë koha”, ka thënë ai.

Më tej, Bajgora sqaroi se BIK-u ka rekomanduar që xhemati është preferuar të vij 5 deri 10 min para kohës në xhami,  me distancë normal.

Ndryshe, për ndalesën e aktiviteteve publike, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh se nuk e ndalojnë faljen e Kurban Bajramit.

“Të gjitha masat që do ndërmerren nga dita e djeshme do të kufizojnë shumë lëvizje të aktiviteteve publike. Pra, do të kemi kontakte të tjera, dhe çdo gjë që do të jetë konform vlerësimit epidemiologjik”, është shprehur ai.

Asnjë koment

Comments are closed.