A i solli vota LVV-së, Lista e Vjosa Osmanit?!- Kjo është përgjigja interesante e Ramush Haradinajt

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, duke folur mbi fitoren e lëvizjes Vetëvendosje ka theksuar se duhet të shihet se si punon dhe se çfarë dobie pritet t’i sjellë Kosovës.

Haradinaj ka thënë se pritet të shihet çfarë do të bëhet për të vepruar në lidhje me pasojat e pandemisë, liberalizimin e vizave dhe njohjet e reja, përcjell Gazeta Blic.

“Me këtë fitore të tyre dëshirojmë të shohim dobi për Kosovën, liberalizimin e vizave apo njohjen nga shtete të tjera. Kemi pandeminë me pasojat në ekonomi dhe dëshirojmë me pa sukseset e kësaj qeverie tek qytetarët. Opozitëbërja i ka format e veta, kemi shku në kundërshtime të ndryshme, është koha t’i jepet momenti Qeverisë dhe të shohim dobitë e saj”

Tutje Haradinaj tregon edhe diçka nga biseda me Kurtin gjatë takimit të tyre të fundit.

“I thashë se do të kryejmë funskionin tonë të opozitës, po jo atë që kemi bërë bashkë sepse dhe unë jam plak edhe ai është plak. Në Kosovë ka pas zgjedhje dhe është mirë t’ia japim mundësinë të krijonte suksese për Kosovën, fitorja e VV-së ka ndodhë dhe të shohim nëse me këtë fitore të VV-së ti sjellim fitore dhe Kosovës”

I pyetur se ai i ka sjellë LVV-së fitoren edhe Lista e Vjosa Osmanit, Haradinaj u përgjigj kështu.

“Vështirë është me hy në kalkulime. Lista është Vetëvendosjes dhe Vetëvendosjes i prin zoti Kurti është e qartë se shumica e atyre votave janë të zotit Kurti” tha Haradinaj në T7