26-11-2024

A janë përjashtuar edhe deputetë tjerë për votën kundër Kodit Civil?, tregon Korencina

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, është larguar nga pozita e Koordinatorit të Qendrës së kësaj partie në Rahovec.

E ky largim ka ardhur si shkak i votës së tij kundër Projektkodit Civil në Kuvendin e Kosovës.

Kështu tha ai për Klankosova.tv, ndërsa shtoi se “shkarkimi s’ka ndodhur sot apo dje, por qysh në muajin prill”.

“Po, arsyeja është për shkak të qëndrimit tim ndaj Kodit Civil”, është shprehur Korenica.

Lexo edhe:

E besoni në vitin këtë vit do festojmë Bajramin dhe Krishtlindjet njëkohësisht?

Tutje, ai paralajmëroi se derisa nuk do të ketë ndryshime në përmbajtjen e Projektkodit Civil, vota e tij do të jetë e njëjtë.

“Qëndrimi dihet tashmë. Nuk ndryshoj përderisa nuk e di përmbajtjen e re, nëse është përmbajtja e njëjtë atëherë edhe vota do të jetë e njëjtë”, është shprehur ai për Klankosova.tv.

Deputeti i partisë në pushtet tha se nuk është personi i vetëm i ‘sanksionuar’ në VV për shkak të qëndrimit kundër Kodit Civil, pasi që sipas tij, fatin e njëjtë e kanë pasur edhe disa deputetë tjerë.

“Ka pasur përjashtime edhe në zgjedhjet e fundit të brendshme të disa deputetëve që s’i kanë lejuar të kandidojnë për shkak të votës kundër Kodit Civil”, ka theksuar deputeti i VV-së, Visar Korenica.

Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës kur u hodh në votim më 16 mars të këtij viti. 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë abstenuan. Në momentin e votimit, prezentë në sallë ishin 77 nga 120 deputetë, nga të cilët 16 nuk morën pjesë fare në votim.

Pika që deputetët kishin mospajtime ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Votat kundër ishin për të ndaluar që të mundësohet kjo bashkësi civile. Më herët edhe krerët e bashkësive fetare në Kosovë kishin kundërshtuar lejimin e “bashkësive civile”, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa. /Klankosova.tv

Asnjë koment

Comments are closed.