24-11-2024

A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren?

Komisioni për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv/drejtorëve në kuadër të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, dje ka filluar intervistimin e kandidatëve të përzgjedhur për nëntë shkolla, ndërkohë që ka ankesa e madje denoncim edhe në Prokurorinë Themelore të Prizrenit për parregullsi ndaj procesit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Meqë është pritur gjatë për legjitimimin e menaxherëve të shkollave, shumica e të cilave prej kohësh janë me ushtrues detyre, që disa herë kanë shkelje të ligjit, që e kufizon këtë jo me shumë se 6 muaj, procesi konsiderohet i rëndësishëm për institucionet edukativo-arsimore.

Vëmendja e opinionit tashmë është përqendruar të respektimi i paralajmëruar i ligjit.

Një nga çështjet kryesore ëshë pikat 1.7.7 e Konkursit, që parasheh “Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndonëse në Konkurs nuk është paraqit, nga anëtarë të shoqërisë civile, thuhet se në këtë rast fjala është për ata që janë në strukturat udhëheqëse të subjekteve politike: këshillin drejtues, kryetar nëndege, pastaj anëtarë kryesie të nëndegës, e të tjerë.

Nga emrat e publikuar në listën e të përzgjedhurve del se ka kandidatë, të cilët dyshohet se kanë shkelur këtë pikë.

Ndërkaq, neni 383 i KPK “Deklarimi i rremë nën betim”, pika 1., parasheh gjobë ose burgim deri në 3 vjet burgim për ata që me dijeni fshehin ndonjë çështje relevante, që ka të bëjë me procedurën. / Gazeta e Prizrenit /

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lexo edhe:

Video: Për cilin Udhëzim Administrativ e ka fjalën Drejtoresha e Arsimit te Prizrenit?

Asnjë koment

Comments are closed.