25-04-2024

Prizren: Ky është i shumëkërkuari nga Policia që u kap dje, i dënuar për 6 raste të vjedhjeve të rënda

Pas shumë kohësh në arrati, Policia ka arritur të arrestojë një 42-vjeçar nga Prizreni, i dënuar për gjashtë raste të vjedhjeve, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë bëhet fjalë për Gani Berishën, i cili po kërkohej në bazë të gjashtë urdhërarresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.

I njëjti u prangos në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit dhe më pas u shoqërua në stacion policor.

Burimet e Sinjalit thonë se Berisha është i dënuar me 3 vite e 3 muaj burgim, për gjashtë raste.

Ai është shpallur fajtor për katër raste të vjedhjeve të rënda dhe dy raste të vjedhjeve të rënda në tentativë, që akuzohet t’i ketë kryer në periudha të ndryshme.

Sinjali mëson se pas përfundimit të procedurave në Polici, 42-vjeçari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për ta vuajtur dënimin.

Lexo edhe:

A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren?

Asnjë koment

Comments are closed.