24-11-2024

A ka të bëjë reagimi i NISMA-s në Prizren me pozicionimin e Balaj-Halimajt?

Pas  njoftimit se zyrtarja e Nismës Albulena Balaj-Halimaj, ka dalë kundër partisë së saj për ta mbështetur në balotazh kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren ka dalë me reagim.

Ndonëse emri i saj nuk përmendet, reagimi i NS ka ardhur menjëherë pas publikimit të këtij lajmi.

Në reagimin e NS thuhet se disa individë nuk mund të thirren në emër të këtij subjekti, pasi nuk kanë të bëjnë asgjë me të, aq më tepër kur prej 6 muajsh nuk janë pjesë e projektit “Shpresë për Prizrenin”.

Komunikata e plotë

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizre, njofton anëtarët dhe simpatizantët e saj se individ të caktuar të cilët thirren në emër të Nismës, nuk kanë të bëjnë asgjë me ne tash e më shumë se gjashtē muaj, nuk kanë qenë as pjesë e listës e as pjesë e projektit tonë “Shpresë për Prizren”.

Çdo tendencë për manipulim me opinionin në këto momente vendimtare dhe tepër të nevojshme për ndryshim, është tendencë për t’ia zgjatur jetën Mytës dhe atyre që e kanë mbytë Prizrenin me krim të organizuar dhe korrupsion.

Nisma në Prizren dhe gjitha strukturat që kanë qenë aktiv në fushatë, janë përcaktuar për ta mbështetur Shaqir Totajn për kryetar të komunës, dhe për këtë ju ftojmë të festojmë bashkarisht në mbrëmjen e 14 nëntorit nē sheshin shatërvan.

Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.