Vdes një person nga Romaja e Hasit në aksident afër Gjonajt
Sot, më datën 23.09.2026, rreth orës 18:22, ndodhi një aksident fatal trafiku në segmentin rrugor Landovicë – Gjonaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, raporton Gazeta e Prizrenit
Sipas informatave fillestare, është raportuar për persona me lëndime të rënda trupore.
Me të arritur në ora 18:30, zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasoja vdekjen.
Rastin e ka konfirmuar për portalin Gazeta e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i Policisë në Prizren.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i urgjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e një personi. Viktima është Z. Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë, Komuna e Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën”, tha ai.
Sipas informatave të portalit viktima është Zekë A. Qenaj.
Për rastin janë njoftuar hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut, eprorët përkatës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti./ Gazeta e Prizrenit /


