18-05-2024

A mund të përsëritet sulmi i 24 shtatorit në veri? Përgjigjet ambasadori Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA-të janë të shqetësuara me situatën e sigurisë në Kosovë dhe me shqetësimet e Kosovës se veprime të ngjashme si sulmet e 24 shtatorit në veri mund të përsëriten.

I pyetur nëse është i shqetësuar për këtë mundësi, Hovenier tha se SHBA-të shqetësohen për çdo veprim që mund të destabilizonte veriun.

Ai është shprehur se Kosova është shtet sovran dhe se SHBA-të shqetësohen për çdo veprim që rezulton në individë të armatosur dhe të trajnuar që veprojnë në mënyrë që është në kundërshtim me shtetin ligjor.

Hovenier ka thënë se Kosova ka përgjegjësinë e zbatimit të ligjit.

“Jemi të shqetësuar për çdo veprim që do të destabilizonte situatën në veri. Jemi të shqetësuar për çdo veprim që rezulton në individë të armatosur dhe të trajnuar që veprojnë në një mënyrë që është në kundërshtim me rendin ligjor”, tha Hovenier në një intervistë për Zërin e Amerikës

“Ne besojmë se ky është territor sovran i Kosovës. Besojmë se autoritetet e Kosovës kanë përgjegjësinë për të zbatuar ligjin. Pra, ne e marrim atë shumë seriozisht”, tha Hovenier.

Asnjë koment

Comments are closed.