26-04-2024

A po i bashkohet Kosovës ish-anëtari i Juventusit – fotografohet me krerët e FFK-së

Andi Zeqiri pritet të jetë një nga emrat e ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Zeqiri, i cili luan me skuadrën e Lausanne, në pozitën e qendërsulmuesit, aktualisht ndodhet në Kosovë.

Faqja zyrtare e FFK në Instagram ka publikuar disa fotografi, ku Andi shihet krahë presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Këto fotografi na nxisin të mendojmë se Andi do të jetë një nga befasitë e para tek Kosova, pasi tashmë flitet për tri ardhje të reja në kombëtare.

Në sezonin 2016/17, Zeqiri luante me skuadrën e Juventus, ku ishte i huazuar. Kurse, në edicionin 2019/20, ai ka shënuar 12 gola në 18 paraqitje me Lausanne.

“A do të jetë kjo surpriza e vitit 2019 apo do të jetë 💣 e 2020?”, shkruhet në postimin e FFK-së.

Ai aktualisht luan për Kombëtaren U21 të Zvicrës.

Asnjë koment

Comments are closed.