23-11-2024

A po inkason mjete Komuna e Prizrenit nga parkingu tek Shtëpia e Bardhë?

Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Prizrenit, anëtarja e organit më të lartë legjislativ komunal nga radhët e LVV, Dafina Alishani, ka thënë se disa vizitorë por edhe qytetarë, janë detyruar të paguajnë parkimin e veturave të veturave në parkingun publik tek Shtëpia e Bardhë, duke e ngritur si shqetësim këtë çështje para ekzekutivit komunal.

Në anën tjetër, drejtori i Inspektoratëve, Islam Ukimeri, tha se aktualisht, jemi në pritje të nxjerrjes së rregullores së re për parkingjet, dhe se komuna nuk inkason mjete nga ky parking në të cilin janë të angazhuar për mirëmbajtje vetëm personeli i sigurimit fizik, e jo inkasantë komunal. Ai më pas apeloi tek të gjithë qytetarët të cilëve mund të iu kërkohen para për parkim të veturave në këtë zonë, që mos të bëjnë një gjë të tillë dhe të lajmërojnë rastet në organet përkatëse komunale, ndërsa për rastin e ngritur nga kuvendarja Alishani, tha se do të merremi seriozisht më të, dhe në rast se vërtetohet saktësisht një gjë e tillë, do të marrim masa ndaj personave që mund të kenë kërkuar mjete nga qytetarët, theksoi drejtori Ukimeri.

Kjo çështje është diskutuar në seancën e sotme të Kuvendit të Prizrenit, në të cilen janë trajtuar tema të ndryshme, përfshirë edhe çështjen e parkingjeve publike.Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Prizrenit, anëtarja e organit më të lartë legjislativ komunal nga radhët e LVV, Dafina Alishani, ka thënë se disa vizitorë por edhe qytetarë, janë detyruar të paguajnë parkimin e veturave të veturave në parkingun publik tek shtëpia e bardhë, duke e ngritur si shqetësim këtë çështje para ekzekutivit komunal. Në anën tjetër, drejtori i Inspektoratëve, Islam Ukimeri, tha se aktualisht, jemi në pritje të nxjerrjes së rregullores së re për parkingjet, dhe se komuna nuk inkason mjete nga ky parking në të cilin janë të angazhuar për mirëmbajtje vetëm personeli i sigurimit fizik, e jo inkasantë komunal.

Ai më pas apeloi tek të gjithë qytetarët të cilëve mund të iu kërkohen para për parkim të veturave në këtë zonë, që mos të bëjnë një gjë të tillë dhe të lajmërojnë rastet në organet përkatëse komunale, ndërsa për rastin e ngritur nga kuvendarja Alishani, tha se do të merremi seriozisht më të, dhe në rast se vërtetohet saktësisht një gjë e tillë, do të marrim masa ndaj personave që mund të kenë kërkuar mjete nga qytetarët, theksoi drejtori Ukimeri. Kjo çështje është diskutuar në seancën e sotme të Kuvendit të Prizrenit, në të cilen janë trajtuar tema të ndryshme, përfshirë edhe çështjen e parkingjeve publike./tv Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.