07-10-2024

Hajni i armatosur futet në Western Union, por i dështon plani

Cak i grabitjes ka qenë sot edhe pika e Western Union në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj, ku u fut një person i armatosur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e kishte kërcënuar punëtoren e lokalit, duke i kërkuar para, por fatkeqësisht nuk arriti të kryejë grabitjen, pasi nuk gjeti të holla.

Pasi i dështoi plani, i dyshuari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që rasti është denoncuar në Polici.

Me të marrë informatën, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe kanë nisur hetimet për ta identifikuar të dyshuarin.

Asnjë koment

Comments are closed.