A po martohen Diana dhe Arioni?
Çifti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana kanë folur rreth marrëdhënies së tyre jashtë këtij formati.
Ata u shprehën se lidhja po iu shkon shumë mirë, duke folur fjalë të përzemërta për njëri-tjetrin.
“Pas izolimit kemi pasur nevojë mu marr me vetën, me njëri-tjetrin, mi fol gjërat tona, veç na, pa kamera, pa asgjë. Tash është tërë kohën duke u bërë mirë e ma mirë. Për mua kudo që jemi bashkë, kudo që jemi mirë, aty është shtëpia”, u shpreh Arioni.
Sa i përket planeve më afatgjate rreth lidhjes së tyre, çifti nuk dha shumë detaje, pasi zgjodhën që këto detaje t’i mbajnë private.