27-11-2024

A po shkohet drejt grevës së re/ Kusari-Lila: Ligji e përcakton qartë, s’ka kompensim për grevistët

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Ligji për grevën e përcakton qartë mënyrën e kompensimit për grevistët.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore që të bëhet ose jo ekzekutimi, ndonëse ligji e thotë një gjë të tillë.

“Ligji për grevën e përcakton kompensimin ose jo të atyre që janë në grevë, nuk kompensohen për ditët në grevë”.

“Është përgjegjësi e agjencive buxhetore. Këto pyetje të adresohen te institucionet përgjegjëse si te Ministria e Financave poashtu edhe te agjencionet e tjera”.

Asnjë koment

Comments are closed.