25-11-2024

A po vepron edhe Vetëvendosja sikur PDK, të cilën e kritikonte?

E kritikonte sa ishte në opozitë, por tashmë po vepron njësoj, sikur edhe PDK.

Vetëvendosja para se të vinte në pushtet, para dhe gjatë fushatave zgjedhore, drejtonte një varg kritikash ndaj qeverisjes së atëhershme komunale të Prizrenit të udhëhequr nga PDK.

Kritikat kishin të bënin, siç thuhej edhe me keqpërdorimin e pushtetit gjatë fushatës zgjedhore, kur PDK akuzohej se shfrytëzonte pushtetin, për të bërë përurimin e objekteve në kohë të fushatës zgjedhore, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Por, tashmë kur erdhën në pushtet, zyrtarët komunal të Prizrenit nga Vetëvendosje po veprojnë njësoj edhe vetë.Edhe Mytaher Haskuka, po pret shirita të objekteve në kohë fushate.  Këtë e dëshmon përurimi i ambulancës së rindërtuar në Ramajë të Hasit, pastaj   përurimi i aneksit të objektit të shkollës në fshatin Billushë, vënia e gurthemelit për ndërtimin e aneksit të shkollës në Krajk të Hasit, etj.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Për të qenë real këtu ka një ndryshim. Në këtë rast dallimi është se VV nuk kanë shumë projekte në realizim, sa atëkohë i promovonte si suksese të saj të realizuara PDK./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.