20-04-2024

Moti gjatë dy ditëve në rajonin e Prizrenit

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë të premtes, vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Të shtunën, ndërkaq parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të ulen dukshëm, krahasuar me ditët e fundit.

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8  e 13 gradë Celsius. Në vend ndërkaq temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s,/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.