03-12-2024

A u dorëzua Qeveria?, ‘RTK’-ja raporton se është ndryshuar masa për mallra serbe në pikën e Merdares

Bisedimet e shumta në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Gjermanisë mesa duket po japin rezultat. Kjo pasi “RTK”-ja ka raportuar se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe.

Siç raporton “RTK”-ja,  Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të masa të ndryshohet nga  qarkullim i kufizuar në kontroll të shtuar në pikën e Merdares.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Së fundi Kosova është përballur me presion për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia. Gjermania ka kërcënuar që nëse nuk merret ky vendim atëherë Kosova nuk do të marrë pjesë në samitin e 14 tetorit.

P. S Fotoilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.