28-04-2024

AAK dërgon në Kushtetuese Ligjin për Qeverinë

Dritën e Gjelbër nga shumica e thjeshtë e deputetëve e mori në tetor të vitit që shkoi.

E veç me votën kundër në Kuvend, Ligjin për Qeverinë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe do ta kontestojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas kësaj partie përmban shkelje ligjore.

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, që mori këtë nismë, shton se njëri hap u kalua derisa shprehet optimist se do të arrihet edhe i dyti, duke mbledhur 30 nënshkrime të deputetëve opozitar.

Kritika për hartimin e këtij ligji ka edhe shoqëria civile që kërkon evitimin e pazareve me dikasteret e ekzekutivit në të ardhmen. Por, AVONET ka spikatur edhe një tjetër pikë diskutabile, atë që ministri të mund të drejtojë Mbledhjen e Qeverisë.

Një projektligj i tillë ishte pjesë e agjendave legjislative që nga viti 2008 dhe është aprovuar disa herë në qeveri, mirëpo, asnjëherë nuk ka marrë aprovimin përfundimtar të Kuvendit të Kosovës./FO

Asnjë koment

Comments are closed.