25-04-2024

AAK do të paraqesë rezolutë kundër ngritjes së çmimit të energjisë

Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, tha se të enjten në seancën ku do të diskutohet për rritjen e çmimeve, duke shtuar se do ta kundërshtojnë me çdo kusht një rritje të tillë.

“Të enjten e kemi një debat, ku do të diskutojmë për ngritjen e çmimeve, është e pabesueshme se çfarëdo që e ka kritiku e përqeshë Kurti, siç thotë populli, atë po e vesh”, ka thënë Tahiri për Edicionin Special në Klan Kosova.

Sipas Tahirit, kjo është ndër qeveritë më të dobëta, pasi programet që ka prezantuar dhe premtimet që kanë dhënë, nuk po i realizon.

Ai tha se qëndrimet e Kurtit kanë qenë jashtëzakonisht të ashpra në raport edhe me pagesën e energjisë për serbët në veri edhe me shtrenjtimin e energjisë, dhe “tash duke harruar të gjitha premtimet, nuk është asgjë tjetër vetëm se mashtrim klasik që u bëhet qytetarëve.”

Sipas Tahirit, tarifat për pagimin e rrymës janë enorme dhe të papërballueshme për qytetarët e vendit.

“Tarifat janë tarifa enorme, konsumatorët që shpenzojnë 1000 kilovat për orë, e i kanë paguar 58 euro, tash duhet të paguajnë afër 110 euro, ata që kanë shpenzuar mbi 800 kilovat në orë, e kanë paguar 48 euro, tash duhet të paguajnë 78 euro, kjo rritje është e papërballueshme për qytetarët”, ka shtuar ai në Klan Kosova..

Asnjë koment

Comments are closed.