23-11-2024

AAK kritika pushtetit lokal për lejimin e punimeve duke rrezikuar qytetarët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Prizren, ka kritikuar Komunën e Prizrenit ku sipas sekretarit të saj, Edmond Hoxha, në vendpunishte po punohet pa pa kufizime, pa shenja paralajmruese duke i rrezikuar qytetarët.

Reagimi i plotë:

Kujdes!

Kjo është gjendja e punimeve të Komunës së Prizrenit në Rr. “Reshat Karjagdiu” në Lagjen e re, ku punohet pa kufizim të vendpunishtës, pa shenja paralajmruese , pa tabelë informuese për qytetarët dhe punëtorët , duke rrezikuar kështu qytetarët .
Inspektorët janë lënë në numër të vogël, pa kushte pune dhe potencialisht i aktivizojnë në raste të ispektimit të bizneseve të cilët i konsiderojnë oponent politik.

Asnjë koment

Comments are closed.