17-06-2024

Ky është ushtari që është plagosur nga një mjet shpërthyes në Gjakovë

Viktima në fjalë u dërgua në spital për trajtim mjekësor, teksa policia nisi hetimet.

Burime të Indeksonline pohojnë se bëhet fjalë për Fidajet Likën, nga Sankoci i Drenasit.

34 vjeçari, ushtar i FSK-së, dyshohet të jetë plagosur nga një predhë, gjatë ushtrimeve fushore.

Në anën tjetër, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore” deklaroi Elezi, për Indeksonline./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.