24-11-2024

AAK në Prizren akuzon Komunën se favorizoi përfituesit financiarë në turizëm

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka reaguar pas shpalljes së listës së përfituesve përfituesve për mbështetje financiare në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik nga ana e Komunës së Prizrenit.

Anëtari i saj në Kuvendin Komunal të Prizrenit,  Ilir Baldedaj, ka akuzuar pushtetin lokal se ka favorizuar njerëzit e afërt me zyrtarët.

Ai këtë e ka bërë në profilin e tij në ”facebook”, ku ndër tjera ka shkruar:

“Se pushteti që e udhëhequr nga Mytaher Haskuka nuk e ka asnjë pikë morali dshmon edhe lista e përfituesve të granteve për zhvillimin e turizmit.

Kush ka përfituar mjete nga Komuna e Prizrenit? Ka përfituar Merita Koqi, motra e Krenare Koqit, e cila është shefe e kabinetit të kryetarit të Komunës së Prizrenit. Merita Koçi dhe OJQ Thy në të cilën ka “hise” Merita Koqi, njëkohësisht punon për një projekt të UNDP-së që është në shërbim dhe në kërkesë të Komunës së Prizrenit. Përfituesi tjetër është dhëndri i kryesuesit Artan Abrashi. Leutrim Fishekqiu drejtori i Auostrada Bienale.

Këta emra kuptohen në shikim të parë në listën e përfituesve, ndërsa mund të ketë edhe dajallarë e mbesa e teze e tezakë të tjerë” , ka shkruar Baldedaj. /GazetaePrizrenit.net/

Lista e përfituesve: Lista e përfituesve

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.