Shqiptari nga Maqedonia e Veriut vr*itet në Berlin, autorët ende në arrati
Një 27-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut dyshohet se është vrarë me armë zjarri në Berlin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në lagjen Neukölln, konkretisht në kryqëzimin e rrugëve “Planetenstraße” dhe “Sonnenallee”.
Sipas Policisë dhe Prokurorisë së Berlinit, ndaj 27-vjeçarit janë shtënë disa herë me armë zjarri. Ai ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Pas të shtënave, personat e dyshuar për përfshirjen në vrasje janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motivit të vrasjes.
Sipas raportimeve të mediave nga Maqedonia e Veriut, viktima është M.M., 27-vjeçar nga fshati Radushë i Tetovës. Ai raportohet se ishte shqiptar.
Autoritetet gjermane deri tani nuk kanë bërë të ditur motivin e mundshëm të krimit, ndërsa puna hetimore po vazhdon.


