26-11-2024

AAK, PDK dhe LDK dënohen nga PZAP me mbi 16 mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për nëntë ankesa të shkeljeve që janë bërë gjatë fushatës zgjedhore nga subjektet politike. Nga nëntë ankesa, gjashtë nga to janë pranuar si të bazuara.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 10,700 euro. Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 2,000 euro, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës me 4,000 euro.

“Natyra e shkeljeve ka qenë përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjatë fushatës zgjedhore. Vendosja e billbordeve në hapësirat të subjekteve të tjera, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posteve në rrugë publike”, tha Mul Desku, kryesues i Sekretariati të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa për rel.

Ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dërguar nga organizata “Birn” dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është institucion i pavarur, përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, zyrtarisht ka filluar më 3 shkurt.

Asnjë koment

Comments are closed.