05-05-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën e paraprake edhe sot ka pasur një rënie të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi.

Sa i përket Kosovës ka pasur 31 raste më pak, ndërsa në Prizren janë 10 raste më shumë, raporton  Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një rast i vdekjes, në Rahovec  1 rast (73 vjeç).

Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.388 mostra, prej të cilëve rezultuan 290 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 20 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa 5 raste në fshatra, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.