03-11-2024

AAK: Vërshohet Anadrinia, qytetarët ankohen e komuna fle

Dega e AAK-së në Prizren nëpërmjet një reagimi për media ka shprehur shqetësimin rreth gjendjes pas reshjeve në disa fshatra të Anadrinisë si në Piranë, Zojzë, Medvec, Smaq dhe Velezhë.

“Uji ka vërshuar këto fshatra, ndërsa ndonëse banorët kanë kërkuar e po kërkojnë ndihmë nga institucionet përgjegjëse askush nuk i përgjigjet kërkesës së tyre”, thuhet në reagimin e AAK-së dega në Prizren.

AAK në Prizren: Vërshohet Anadrinia – qytetarët ankohen, komuna fle

Sipas AAK-së personat përgjegjës të këtyre fshatrave kanë provuar tërë kohës të kontaktojnë me personat përgjegjës të Komunës por ata nuk ua kanë hapur telefonin.

“E kotë ka qenë përpjekja për ndihmë nga Komuna gjatë tërë natës. Uji ka hyrë edhe brenda shtëpive.

Zyrtarët Komunal sigurisht disa kanë ik në Prishtinë ku e kanë vendqëndrimin e disa janë ‘dehur’ nëpër dasma dhe kanë mbyllur telefonat”, thuhet në reagim.

Sipas AAK-së zyrtarët komunal, me papërgjegjësinë e tyre po dëshmojnë se pos që janë të paaftë, janë edhe të pa interesuar që t’iu dalin në ndihmë qytetarëve.

Asnjë koment

Comments are closed.