20-04-2024

AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Rahovecit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Rahovec, ku ka zyrtarizuar edhe për një mandat për kryetar komune, Smajl Latifin.

Haradinaj tha se kryetari Smajl Latifi, është model i një kryetari për punën e ndershme që e ka bërë, për transparencën e vlersuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“Vëllezërit dhe motrat tona në diasporë, janë njerëzit që e dojnë më së shumti Kosovën. Në kohët më të vështira e ndihmuan Atdheun. Nuk janë ata njerëz që e ndihmojnë mashtrimin. Pra, nuk do ta ndihmojnë mashtrimin diaspora e jonë. Nuk mundet me i mashtru ata, pasi që nuk jetojnë këtu. Kanë mendu se e kanë më lehtë, pasi që nuk jetojnë këtu. Po, nuk është lehtë me mashtru diasporën”, tha Haradinaj.

May be an image of 13 people, people standing and outdoors

Tutje ai tha se nuk është kundër ndryshimit, e kështu e ka mbështet edhe ndryshimin në zgjedhje nacionale, mirëpo ka ndodhur ajo që ju ka frikësuar më së shumti, në vend se me marr ndryshimin po e marrim mashtrimin.

“Ndodhi ajo që më së shumti ja kam pasur frikën, nga kjo Qeveri, në vend se me marr ndryshimin ne po e marrim mashtrimin nga ta. Kurr se kam pritur që ka me mu deshtë mua, që në Parlamentin e Kosovës që për shkak të kryetarit të juaj Smajl Latifi, me i mbrojt subvencionet dhe mos me ju hjek 400 euro. Mos të kishte ndodhur alarmi që e ka dhënë kryetari i juaj Smajl Latifi, ishte duke ndodhur sanksioni për fermerët, vreshtarët dhe të tjerëve, duke ju hjekur ato subvencione”, tregoi Haradinaj

Asnjë koment

Comments are closed.