Abdixhiku publikon rezultatet e anketës/ Kaq vota do të fitonte LDK në Prishtinë dhe katër qytete tjera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiu, ka shkruar në Facebook se Lëvizja Vetëvendosje po propagandon, duke iu referuar një sondazhi të publikuar të hënën që LDK-në e vendosi të tretën, ndërkaq VV-në të parën me mbi 48 për qind.
Abdixhiku ka publikaur edhe rezultatet e anketave në pesë qyetete, sipas të cilave nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, LDK ka “në Prishtinë 35% Lipjan 42% Podujevë 35% Obiliq 36% Fushë Kosovë 34%”.
”Deri më tani, kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër. Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë”, ka shkruar Abdixhiku.
”Anketat, në këtë nivel, po bëhen gjithandej Kosovës, dhe ato do të publikohen me kohë. Do t’i publikojmë vetëm për LDK-në sepse duam të ruajmë korrektësinë ndaj palëve tjera”, ka deklaruar Abdixhiku.
”Këto matje u janë prezantuar tashmë stukturave udhëheqëse të partisë, në takime të brendshme. Nuk kemi dashur t’i bëjmë publike meqë i kemi konsideruar si mjete të orientimit tonë. Të dhënat si këto, mbresëlënëse, ndonëse vetëm për një regjion, ishin shenjë e qartë e rrugëtimit tonë. Lajmi, ndonëse i komunikuar vetëm brenda, duket se ka arritur të marr jehonë. Dhe në këtë arritje jehone, ka aktivizuar propagandën”, ka deklaruar ai.
Më tutje Abdixhiku ka komentuar sondazhin e publikuar të hënën.
“Propaganda u shpërfaq sonte. Me 800 përgjigje. Jo 17 mijë. Siç edhe e kishim pritur tashmë. Ajo mbetet vetëm shenjë paniku e frike. Dhe në këtë panikë e frikë s’dua të flas as për kredibilitetin e kompanisë që në zgjedhjet e fundit lokale, një natë para votimeve, na kishte vendosur në vend të tretë në Prishtinë; as për mediumin që vazhdon të besojë se vetëprofecia e sondazheve do të funksionojë sërish. E kotë. Ndryshimi i vërtetë po vjen. Me të dhe fundi i propagandës”, ka deklaruar ai.