10-05-2024

Ja kë nxjerr fitues Sondazhit i UBO-s nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Kështu zbulon sondazh i publikuar sonte në Debat Plus të zhvilluar nga UBO Consluting.

Sipas të njëjtit Partia Demokratike del e dyta me 18.2%, Lidhja Demokratike e treta me 17.9% ndërsa Aleanca për Ardhmërinë renditet e katërta me 6.8%.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj sondazhit të publikuar që LDK’në e nxjerr si partinë e tretë në vend.

Ajo ka shkruar në Facebook se “asnjë sondazh, asnjë rezultat i manipuluar, asnjë rezultat i konstruktuar nuk e ndryshon gjendjen në terren”.

 

 

M

Asnjë koment

Comments are closed.