04-05-2024

Abdixhiku: Shqipëria drejt pagës 950 euro për mësues, kryepopullisti ynë i zënë me zgjedhjet në Maqedoni

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë se derisa Shqipëria po shkon drejt pagës prej 950 euro për mësues, kryeministri i Kosovës është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni.

“Është në vitin e katërt të Qeverisë. Do të ketë menaxhuar plot 12 miliardë euro për këto katër vjet; më shumë se secili njeri në histori të vendit; dhe prap asnjë shenjë! Propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse – ky është diskursi politik sot!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Shqipëria drejt pagës 950 euro për mësues!

Po, plot 950 euro për mësues!

Gjersa kryepopullisti ynë është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni, edhe krahasimi me vendet fqinje ka nisë të mos ketë më kuptim.

Është në vitin e katërt të Qeverisë. Do të ketë menaxhuar plot 12 miliardë euro për këto katër vjet; më shumë se secili njeri në histori të vendit; dhe prap asnjë shenjë! Propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse – ky është diskursi politik sot!l

Kohë për të humbur nuk kemi!

‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Me Rrugën e Re dhe Rrogat e Reja. 23% më shumë se sot!

 

Asnjë koment

Comments are closed.