27-07-2024

Abdixhiku zbulon se shtatorja e Rugovës po bëhet gati, duan ta vendosin për Ditën e Pavarësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se një shtatore për ish-presidentin, Ibrahim Rugova, është duke u punuar nga skulptori Gëzim Muriqi në studion e tij për t’u vendosur më pas në Pejë.

“Shtatorja e Presidentit Rugova, po bëhet gati për qytetin e bukur të Pejës. Sonte, në 34 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, vizituam skulptorin e mirënjohur Gëzim Muriqi në studion e tij këtu në Prishtinë. Aty nga afër pamë punën e madhe artistike që po bënte Gëzimi në përfundimin e skulpturës së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku njoftoi se me bashkëpartiakun e tij, Gazmend Muhaxheri, po duan që ta vendosin shtatoren Ditën e Pavarësisë.

 

 

 

 

 

Në fund, Abdixhiku njoftoi se me bashkëpartiakun e tij, kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, po duan që ta vendosin shtatoren Ditën e Pavarësisë.

“Me Gazin ndërsa, po provojmë që kjo shtatore të vendoset në ditë të pavarësisë së Republikës”.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.