03-12-2024

“Abi Çarshia” kërkon kompensim nga komuna

Përfaqësues të Kompleksi tregtar ‘Abi Çarshia’ në Prizren, të cilët kanë reaguar ndaj rrënimit që Komuna e Prizrenit i ka bërë një pjese të objektit, kanë deklaruar se do të kërkojnë kompensim nga komuna.

Avokati i Kompanisë “Abi Çarshia “ Engjëll Rexhepi, gjatë një konferencë për media ka thënë se të gjitha veprimet e ndërmarra nga inspektorati i Ndërtimtarisë janë veprime të kundërligjshme.

Ai ka thënë se lokacioni në të cilin është e ngritur “ Abi Çarshia”  është pronë e Abi SH.P.K dhe jo pronë komunale,  duke ofruar si dëshmi fletën poseduese.

Sipas Rexhepit “Abi” SH.P.K. të gjtha veprimet e Drejtorisë i konsideron të kundërligjshme dhe se Komuna e Prizrenit do t’i kompensojë të gjitha dëmet që i kanë shkaktuar

Nga ana tjetër, Drejtori për inspektorate në Prizren, Islam Thaqi, është shprehur se qendër tregtare përkundër vendimit të MMPH për tejkalim të lejes ka vazhduar punën.

Sipas tij, drejtori e Inspektoratit dy herë ka njoftuar Policinë e Kosovës për asistim dhe mundësim të qasjes në objekt, por ata kanë refuzuar me arsyen e pamundësisë operative.

Asnjë koment

Comments are closed.