Abrashi: Nëse ky ligj për paga kalon, këto koeficiente do të mbeten të paktën 10 vjet
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se e kupton kërkesën e SBASHK’ut për rritje të koeficientit të mësimdhënësve.
“Ligje si ky i pagave nuk vijnë shpesh në Qeveri”, është shprehur Abrashi.
“Në qoftë se ky kalon, këto koeficiente e paga do të mbeten të paktën 10 vjet”, ka thënë ai. /Express/