19-04-2024

Historike: Mbledhjet e Kuvendit maqedonas do udhëhiqen në gjuhën shqipe

Është çështje ditësh kur kryeparlamentari i Maqedonisë Talat Xhaferi, do të nisë që seancat parlamentare t’i udhëheq në gjuhën shqipe.

Ai tha se deri në fund të muajit shërbimet e kuvendit do të organizohen teknikisht për të realizuar përkthimin.

“Zakonisht e keni parasysh që udhëhiqem nga vendimet e mija, jo nga kërkesat apo nga pritshmëritë. Në konferencën për shtyp me rastin e miratimit të ligjit, gjegjësisht shpalljen e vendimit të ligjit për gjuhët pata theksuar që institucionet gjegjësisht parlamenti ka përgatitore për implementim deri në fund të muajit që duhet shërbimet të organizohen për të mundur të realizohet atë mundësi. Në kontekstin më të gjerë parlamenti ose institucionet për këtë implementim kanë afat 6 mujor, çka nënkupton përdorimin e gjuhëve në institucionet qendrore”, tha Talat Xhaferi.

Xhaferi sot ishte nikoqir i homologut të tij malazez, Ivan Brajoviq. Derisa po flitej për përdorimin e gjuhëve, Kryetari i kuvendit të Mali të të zi tha se të drejtat e njeriut dhe të pakicave asnjëherë nuk përfundojnë, por vazhdimisht duhet të avancohen.

“Mund të them se përvojat tona janë të shkëlqyeshme. Në fakultetin tonë kemi drejtim për mësimdhënësit e gjuhës shqipe  dhe mendoj se korpusi i të drejtëve të njeriut, në këtë korpus bëjnë pjesë edhe të drejtat e minoriteteve, asnjëherë nuk është proces i përfunduar realizimi i këtyre të drejtave. Ata të drejtat vazhdimisht duhen të promovohen për të ndarë shtëpinë e përbashkët në të cilën jetojmë së bashku”, u shpreh Ivan Brajoviq, kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Ndryshe në Mal të Zi, në komunat ku shqiptarët janë mbi 5%, gëzojnë të drejtën për përdorim e shqipes.

Të dy bashkëbiseduesit Xhaferi-Brajoviq u pajtuan për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për stabilitetin, prosperitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Kryeparlamentari malazez, tha se si vend anëtar i NATO-s me padurim presin që t’i hapin dyert dhe ta presin Maqedoninë si anëtarja e 30-të e Aleancës./rtv21

Asnjë koment

Comments are closed.