25-11-2024

Aderon në PDK ish-drejtori i disa mediave në Kosovë

Aderimet në subjektet politike pak ditë para se lista përfundimtare për deputet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon, shkruan gazeta Blic.

Gazeta Blic ka mësuar nga burimet e saja se Partisë Demokratike të Kosovës pritet t`i bashkohet Shpend Dobraja, që për një kohë të gjatë ka punuar në disa media si drejtor.

“Shepnd Dobraja sot i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë një burim i gazetës.

Sipas këtij burimi, aderime të reja në këtë subjekt pritet të ketë edhe ditëve në vazhdim.

“Ky nuk është aderimi i fundit në PDK ditëve në vazhdim prezantohen aderime të tjera”, ka shtuar ky burim i gazeta Blic.

Deri tani me aderime e prurje të reja prijnë Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Nisma për Kosovën, përderisa në Lidhjen Demokratike ende nuk është bërë publike ndonjë aderim i ri.

Asnjë koment

Comments are closed.